“Aleancë e rrezikshme”, Berisha për skandalin McGonigal: Rama bleu edhe ambasadorë e deputetë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka akuzaur kryeministrin Rama se ka blerë ambasadorë, deputetë dhe zyrtarë për të shkatërruar opozitën shqiptare. Sipas tij, ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha u mor peng nga Edi Rama, por pavarëissht përpjekjevem thekson Berisha opozita sot është më e fortë.

Berisha: Edi Rama këtë tokë të bekuar e shndërroi në një tokë të mallkuar. I shndërroi në pasuri të mallkuara dhe bëri që shqiptarët të largohen nga vendi i tyre. Ky njeri vetëm vret shpresën, duhet ta shporrim një minutë e më parë.

Në skandalin e fundit botëror spikati një fakt, një zhvillim ndër më dramatikët. Pas rënies së perdes së hekurt, sulmet brutale kundër opozitës shqiptare nga alenca e korrupsionit me individë ndërkombëtarë, është dukuria më negative. Populli opozitar i Shqipërisë u bë objekt i sulmeve të papara. Ish-kryetari i opozitës u mor peng nga Edi Rama. U bë gjithccka për ta shndërruar opozitën në pseudo opozitë. Duhet të jemi të sinqertë. Rama bleu ambasadorë, deputetë, zyrtarë të cilët u angazhuan në një betejë amorale, në mbështetje totale të Edi Ramës, skandal pas skandali, u angazhuan në një betejë të pashembullt kundër opozitës për fajin e vetëm se ajo guxonte të denonconte vjedhjet, korrupsionin, dhunën. Por opozita sot është më e fuqishme se kurrë. Jemi më të fuqishëm se idealet tona kurrë nuk mposhten. E duam me gjitë zemër Shqipërinë, por nuk ishte aleancë mes qeverive perëndimore dhe Edi Ramës, por aleancë e rrezikshme mes individëve që bënë gjithçka për të mbështetur Ramën.

Ish zyrtari i lartë i FBI-së,Charles McGonial i cili u arrestua dje në Nju Jork për ndihmë ndaj oligarkëve rusë, akuzohet se mori edhe 225 mijë euro ryshfet nga një ish zyrtar i inteligjencës shqiptare në vitin 2017 para se të dilte në pension. Në një aktakuzë të veçantë me nëntë pika, McGonigal akuzohet se shifrën e konsiderueshme e ka marrë në dorë në këmbim të promovimit të interesave të biznesit të ish-agjentit shqiptar, i cili ka marrë shtetësinë amerikane dhe jeton në Nju Xhersi.

Sipas aktakuzës, McGonigal mori tre pagesa të veçanta me para në dorë nga biznesmeni shqiptar në vitin 2017, pasi të dy udhëtuan në Shqipëri, ku McGonigal u takua me kryeministrin, Edi Rama dhe i kërkoi këtij të fundit të ishte i kujdesshëm në lidhje me dhënien e licensave të shpimit të fushës së naftës në Shqipëri për kompanitë ruse të frontit

/Albeu.com/


Shtuar 11.02.2023 13:46