“Saimir Tahiri i vetmi që theu mallkimin“, gazetari: Balla, jo ministër afatgjatë

Gazetari Arsen Rusta, ishte këtë të diel i ftuar në Euronews Albania për të folur rreth ngjarjes në Krujë, ku anëtarë të fisit Rraja dhunuan brutalisht dy prej anëtarëve të fisit Maja, si dhe për shkakrkimin pas kësaj ngjarje të ministrit të brendshëm Bledi Çuçi.

Rusta tha se Bledi Çuçi bëri aq sa mundi, por ai nuk ka qenë personi i duhur për punën e strukturës së policisë. Ai tha se në ministrinë e Brendshme kanë qenë të paktë ministrat që kanë arritur të përfundojnë mandatin.

“Në mendimin tim i vetmi që ka thyer mallkimin apo ka kaluar vijën ndarëse mes marrjes më qafë dhe bërjes së një karriere politike, ka qenë Saimir Tahiri. Gjithë të tjerët e kanë lënë përgjysmë mandatin. Dikush 6 muaj, 1 vit, 2 vjet. Por mandate të plota vetëm ai ka patur, nuk e di se çfarë do ndodh me Taulant Ballën nuk e shikoj një ministër afatgjatë.

Bledi Çuçi në vlerësimin tim për anën menaxheriale për anan politik-bërëse mund të ketë qenë në rregull, por nga ana e terrenit nga ana e intereseva ose e mbajtjes në punë të strukturës së policisë për afro 10 mijë trupa nuk ka qenë i duhuri”,tha gazetari Arsen Rusta.


Shtuar 9.07.2023 13:04