A do luajë Benzema ndaj Barcelonës?

Karim Benzema nuk do të jetë pjesë e sfidës së “Klasikes” midis Realit të Madridit dhe Barcelonës për shkak dëmtimi.

Dëmtimi që mori në sfidën me Majorkën ka bërë që francezi të mungojë në një nga sfidat më të rëndësishme të sezonit.

Gjithsesi, tekniku i “galaktikëve”, Karlo Ançeloti, është shprehur se mungesa e Benzemas nuk e shqetëson atë, pasi në përbërjen e ekipit ka lojtar që mund ta zëvendësojnë.


Shtuar 19.03.2022 13:57