Shoferi tapë në timon shkakton aksident në Tiranë, makina përplas motorin, 4 të plagosur

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në Tiranë.

Policia ka arrestuar 2 shoferët.

Në njoftimin zyrtar thuhet se në pranga ka rënë shtetasi A. K., pasi duke drejtuar automjetin, në Rrugën e Kavajës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. L.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja në këtë motomjet, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, u bë arrestimi i shoferit tjetër, shtetasit Xh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin  S. M., 29 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar shtetasi S. M. dhe pasagjerja në automjetin që ai drejtonte, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës  Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 21.08.2023 12:49