Zhvillime të papritura, Albin Kurti thërret mbledhje për votimin e Qeverisë

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe i mandatuari për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti i ka kërkuar Kryesisë së Kuvendit të Kosovës që ta thërras seancën plenare për votimin e përbërjes së qeverisë raporton Gazeta Sinjali.

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit do të mbahet nesër në orën 09:00.

Në rend të ditës do të jetë vetëm kërkesa e Kurtit për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së qeverisë së re.


Shtuar 30.01.2020 17:00