Kolegët njoftojnë vdekjen pasi u infektua me COVID-19, MSH: Mjeku nuk ka ndërruar jetë

Vetëm pak orë më parë, kolegët deklaruan në rrjetet sociale se mjeku Arjan Pushi ka ndërruar jetë pasi ishte në intubim i prekur nga COVID-19.

Ndaj këtij lajmi ka reaguar ministria e Shëndetësisë duke e përgënjeshtruar, dhe deklaruar se lajmi mbi Pushin nuk është i vërtetë.

Por përvec përgënjestrimit, ministria e Shëndetësisë nuk ka bërë publike asnjë informacion mbi gjendjen shëndetësore të mjekut Pushi, për të cilin që në orët e para të ditës së sotme është deklaruar se gjendjen në intubim tek Infektivi.

Pavarësisht deklaratës së ministrisë, dietologia Anila Kalleshi shkruan se Pushi është ndarë nga jeta pasi prekjes nga COVID-19.

Pjesë nga statusi i Kalleshit:

Profesori ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19. Profesor Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuan dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

Me dhimbje të thellë, nga spitali Infektiv është regjistruar viktima e parë e koronavirusit në radhët e bluzave të bardha. Prof. Dr.Arjan Pushi, mjek Hematolog në QSUT. Profesori ka ndërruar jetë pas një beteje disa ditore me virusin vdekjeprurës COVID-19. Profesor Pushi nuk ka pasur asnjë sëmundje shoqëruese, dhe u prek nga Covid 19 në detyrë, teksa në repartin e homatologjisë u shënuan dhjetra raste me koronavirus, edhe në radhët e pacientëve të shtruar.

E gjithë familja e kemi ndjekur me ankth të madh çdo ditë e natë gjendjen e Profesorit. Shpresonim per lajme veç tē mira. U dorëzove Profesor perpara ketij virusi te mallkuar. Ti që ndër vite shpëtove jetë njerëzish në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe mbarë trevat tona ku ka shqiptarë, Ti qē dhe kontributin tënd akademik në breza të tērē mjekësh! U prehsh nē paqe Profesor! Do të kujtojmë gjithmone Profesor. I përjetshëm qoftë kujtimi yt Miku ynë I shtrenjtë!


Shtuar 29.06.2020 15:48