Chelsea i pandalshëm këtë merkato, vihet pas Rice

Skuadra londineze ka bërë dhe po bën disa prej lëvizjeve që mund të mbeten si më të mëdhatë të kësaj merkatoje.

Emra si Timo Werner e Hakim Zyiech nuk po i mjaftojnë ‘Bluve’, të cilët tashmë kanë shënjestruar edhe një tjetër mesfushor.

‘Sun’ raporton se anëtari i West Ham United, Declan Rice, është dëshira e Chelsea për verën.

Thuhet se ‘Blutë’ e Londrës janë gati që të ofrojnë deri në 45 milionë funte për kartonin e anglezit.

Gjithashtu, skuadra e Frank Lampard është afër një marrëveshjeje edhe me Ben Chilwell.


Shtuar 28.06.2020 07:08