Gardëroba, suitë argëtimi e menuja e ushqimeve, brenda avionit 72 milionë dollarësh të Kylie Jenner (FOTO LAJM)

Ylli televiziv, Kylie Jenner, sigurohet gjithmonë që të mos i mungojë asgjë kur niset për udhëtim me avionin e saj privat, “Kylie Air”.

Në episodin e fundit të “Kardashians” u zbulua menuja e ushqimit dhe pijeve që Jenner mbante në avionin e saj luksoz.

Motra e saj, Kendall Jenner, e huazoi avionin për një udhëtim me shoqen Hailey Bieber dhe Justine Skye, dhe pamjet nga afër të menusë treguan se të ftuarit mund të porosisin ushqime të tilla si një sallatë pule aziatike, një sallatë Caprese dhe pulë pa gluten Alfredo.

Nga ana tjetër, menyja e koktejit ofroi një margaritë luleshtrydhe të bërë me tequila të markës Kendall’s 818, vodka lychee, shampanjë trëndafili dhe një opsion vodka boronicë.

25 vjeçarja, e bleu avionin “Global Express” për 72.8 milionë dollarë në vitin 2020.

Avioni – i cili është goxha i gjatë – është dizenjuar me sedilje bezhë që kanë të shkruar inicialet “KJ” dhe ndriçim me ngjyra përgjatë tavanit që mund të programohet të shkëlqejë në nuanca të ndryshme.

Pasi u cilësua si “kriminel i klimës”, avioni i Kylie Jenner shihet pas një fluturimi tjetër 12 minuta 30 milje.

Avioni i Kylie-t prej më shumë se 70 milionë dollarësh ka dhoma të shumta, duke përfshirë një dollap me rroba dhe dy suita.

Sipas Sun, “Kylie Air” ka gjithashtu dhoma të shumta, duke përfshirë një suitë argëtimi, një suitë master, dy banja, një zonë pushimi të ekuipazhit, dollap dhe shumë depo.