Totti “në hall”, ish-gruaja e tij: Nëse flas unë shkatërrohen 50 familje

Divorci i çiftit të njohur italian, Francesco Totti dhe Ilary Blasi, vazhdon të bëjë bujë në mediat italiane, por jo vetëm.

Një ditë më parë Totti tha se e kapi bashkëshorten mat me gjëra që si besonte kurrë. Se zbuloi lidhjen e saj etj.

“Nëse vendos të flas mund të them gjëra që do të prishnin 50 familje”. Kjo është fjalia e shkëputur nga ish-bashkëshortja e Francesco Tottit pas deklaratës shokuese të numri 10, sipas të cilit, është Ilary ajo që tradhtoi e para dhe nxiti krizën në lidhjen që kishte zgjatur për dy dekada.

Sipas mediave italiane, Ilary është mjaftuar me këtë fjali duke kërkuar të ruajë fëmijët që në këtë mes jenë më të prekurit.

“Kam mbrojtur përherë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj ta bëj një gjë të tillë”, paralajmëron prezantuesja italiane.


Shtuar 11.09.2022 22:16

Tags: