Artistja bëhet virale, “pikturon” mbi bukë të thekur (FOTO LAJM)

Një artiste është bërë virale në internet për artin spektakolar që krijon mbi bukën e thekur.

Mijëra njerëz e ndjekin në Instagram, për veprat artistike të pazakonta që prodhon.

Artistja kineze i zbukuron fetat e bukës me petale, imazhe kafshësh duke bërë që mëngjesi të jetë padyshim koha preferuar e ditës.

Ajo përdor fruta dhe papate për të krijuar lulet. Përdor gjithashtu ngjyra ushqimore për të krijuar lule me ngjyra dhe stile të ndryshme por gjithçka mund të hahet.

Ajo shpenzon orë të tëra duke bashkuar artin e mundimshëm përpara se t’i ndajë imazhet mbresëlënëse në internet.