Goli fantastik i Alexander Arnold ka “pushtuar” mediat (VIDEO LAJM)

Dje u luajt ndeshja midis Liverpool-Newcastle e vlefshme për raundin e 17-të në Premier League.

Ekipi i Kloop fitoi me rezultatin 3-1 ku përmbysën rezultatin që në pjesën e parë. Në fillim shënuan miqtë me anë të Shevley nga një goditje të fuqishme në minutën e 7-të. Diogo Jota nuk u vonua shumë dhe në minutën e 21-të barazoi rezultatin. Nuk mund të mungonte dhe Mo Salah kur vetëm 4 minuta më vonë shënon golin e përmbysjes në minutën e 25-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Alexander Arndold realizoi një gol fantastik nga jashtë zone në minutën e 87-të. Goditja ishte shumë e fortë dhe portieri kundërshtar nuk mund të bënte asgjë për ta ndaluar. Rrjetet sociale po flasin shumë për këtë gol ku anësori anglez shquhet për gola të këtij niveli. Momentalisht me këtë fitore Liverpooli ndodhet në vendin e dytë me 40 pikë, një pikë pas Manchester Cityt të cilët kryesojnë tabelën./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 10:14