EMRI/ I dënuar me 4 vite burg, vihet në pranga 36-vjeçari nga Kavaja i shpallur në kërkim

Policia e Kavajës ka vënë në pranga 36-vjeçarin Agim Karaj, banues në fshatin Stan i Ri.

Karaj është arrestuar në Qerret, pasi është dënuar për kultivimin e bimëve narkotike.

36-vjeçari është dënuar me 4 vite burg në vitin 2022.

Njoftimi i policise:

Kavajë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qerreti”, për lokalizimin dhe vënien në pranga të një shtetasi të dënuar për kultivim të bimëve narkotike.
36-vjeçari i dënuar me 4 vjet burgim, pasi kultivoi bimë narkotike, në vitin 2020, në fshatin Stan i Ri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar, pasi ishte i dënuar për kultivim të bimëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në Qerret, dhe arrestimi i shtetasit:

– Agim Karaj, 36 vjeç, banues në fshatin Stan i Ri.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Në shtator të vitit 2020, 36-vjeçari kultivoi bimë narkotike kanabis, në fshatin Stan i Ri.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprime të mëtejshme./albeu.com