Miratohet në Kuvend dhënia e fondeve për 14 majin

Është miratuar sot në Kuvend dhënia e fondeve për partitë politikë në zgjedhjet e 14 majit.

Dhënia e fondeve është miratuar me 67 vota pro në Kuvend. Gjithasehj janë 11 parti që përfitojnë nga fondi vjetor prej 345.6 milionë lekësh.

Ilirjan Celibashi ka bërë me dije se fondi total do të ndahet si më poshtë:

PS: 151 milionë lekë
PD: 106 milionë lekë
PL: 15 milionë lekë
PSD: 12 milionë lekë
PR: 11 milionë lekë
PDIU: 9 milionë lekë
PBDNJ: 8 milionë lekë
PAA: 8 milionë lekë
LZHK: 8 milionë lekë
PLL: 8 milionë lekë
Nisma Thurje: 6 milionë lekë./albeu.com/