Hapi derën e makinës në mes të rrugës dhe aksidentoi të miturin, arrestohet shoferi në Tiranë

Një fëmijë 12 vjeçar ka mbetur i plagosur, pasi një shofer duke drejtuar makinën e tij ka hapur derën e mjetit dhe për pasojë ka plagosur të miturin.

12-vjeçari i plagosur u transportua në spital dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve

64-vjeçari, me inicialet A.XH. u largua nga vendngjarja pasi pëplasi me makinë të miturin.

Por aventura e tij përfundoi shumë shpejt pasi policia iu vu nga pas duke bërë të mundur arrestimin e tij./albeu.com/


Shtuar 28.05.2023 12:12