Pse duhet të flemë më shumë në fundjavë sipas hulumtimeve

Gjumi i mirë është thelbësor për shëndetin fizik dhe mendor të njeriut.

Në fakt, janë të shumtë ata që përpiqen të kompensojnë gjumin e humbur në fundjavë, qoftë duke u zgjuar më vonë në mëngjes ose vonë pasdite.

Dhe kjo ka një efekt në trupin tonë.

Sipas studiuesve në Universitetin e Koresë, orët që flemë në fundjavë varen nga pesha e trupit.

Në studim u përfshinë 2000 persona, të cilët iu nënshtruan matjeve të duhura të trupit dhe mbledhjes së informacionit, në lidhje me orët e gjumit gjatë javës dhe fundjavës.

Rezultati tregoi se ata që flinin më shumë në fundjavë peshonin më pak. Shumë prej tyre plotësuan orët e fundjavës, sepse flinin më pak gjatë ditëve të javës.

Dhe ata mund të kenë fjetur më pak orë gjatë ditëve të javës, por në përgjithësi ata prireshin të pushonin gjithsej më shumë orë gjatë javës sesa pjesa tjetër./albeu.com


Shtuar 27.10.2021 15:45