Dalin pamjet, si orteku bllokoi totalisht rrugën në Qafë Thore të Shkodrës(VIDEO)

Mbrëmjen e djeshme një ortek i madh ka rënë duke bllokuar rrugën në Qafë Thore të Shkodrës.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamjet dhe ka shkuar se po punohet që aksi të bëhet i kalueshëm për mjetet.

“Në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet” thuhet në njoftimin e ARRSH-së. /albeu.com/


Shtuar 14.12.2021 08:59