Kultivuan 2500 rrënjë kanabisi në mal, kapen mat burrë e grua në Peqin

Policia e Shtetit ka sekuestruar 2500 rrënjë kanabisi në fshatin Pajovë në Peqin.

Burime nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë një burrë e një grua.

Gruaja ka inicialet V.M., ndërsa burri M.Kulla të cilët janë árrestuar.

Kanabisi është gjetur në një zonë malore të fshatit Pajovë ndërsa është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. /albeu.com/


Shtuar 12.05.2020 17:34