Dhunon dhe tërheq zvarrë nga këmbët të moshuarin, akti çnjerëzor i të riut në Fier (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit ditën e sotme, ku një i ri ka dhunuar dhe ka tërhequr zvarrë një të moshuar.

Akti i rëndë ka ndodhur në rrugën “Andon Xoxa”, pranë Block 13, teksa pamjet janë publikuar në rrjetet sociale.

Në video shihet i moshuari i cili është duke qëndruar në lulishten aty pranë, ndërkohë që i riu shkon dhe e dhunon.

“Dua të denoncoj këtë rastin kur një i moshuar dhunohet edhe merret zvarrë nga një i ri. Policia erdhi me vonesë edhe askush nuk e ndihmoi. Ndodhi në Fier përballë Block 13”, ka denoncuar një qytetar.

Nuk dihen ende detajet e rastit në fjalë, teksa pritet një reagm nga policia dhe arretsimi i autorit të dhunës.

 


Shtuar 15.06.2023 17:56