Dështimi hapësinor, raketa e Jeff Bezos shpërthen 1 minutë pas nisjes

Raketa e multimiliarderit të ‘Amazon’ Jeff Bezos ka shpërthyer gjatë nisjes drejt hapsirës në një fluturim provë të kompanisë së tij Blue Origin.

Kompania hapësinore e 68-vjeçarit, Blue Origin ka lëshuar raketa në hapësirë ​​22 herë si pjesë e programit të tij “New Shepard” pa pasur asnjë incident deri më sot.

Një minutë pas ngritjes, mjeti që mbante pajisje kërkimore doli nga kursi dhe raportoi një dështim në shtytje.

Një video e publikuar nga Blue Origin tregon sistemin e urgjencës duke ndarë më pas kapsulën nga transportuesi. Ndërsa raketa u rrëzua në Teksas, kapsula u rrëzua me parashutë përsëri në tokë.

Sipas Blue Origin, askush nuk u lëndua nga përplasja.