Papa Françesku: Lufta në Ukrainë është nxitur nga interesat e disa “perandorive”

Lufta në Ukrainë është nxitur nga interesat e disa “perandorive” dhe jo vetëm të Rusisë, tha Papa Françesku.

Duke folur në një intervistë me televizionin italian zviceran RSI, 86-vjeçari tha se konflikti është nxitur nga “interesat perandorake, jo vetëm të perandorisë ruse, por të perandorive nga gjetkë”.

Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të biseduar me Vladimir Putin për të bërë thirrje për paqe.

Papa Françesku do të shënojë 10 vjetorin e zgjedhjes së tij më 13 mars.

Intervista e tij e plotë me RSI do të transmetohet të dielën, por pjesët janë publikuar nga të përditshmet italiane La Repubblica, La Stampa dhe Corriere della Sera. /albeu.com


Shtuar 10.03.2023 10:55