Greqi, i dashuri shqiptar i dërgoi babait të së dashurës video pornografike, e reja akuzon të atin për përdhunim

Një 24-vjeçare në Greqi ka akuzuar babanë e saj për përdhunim, kërcënim dhe dhunë në familje.

E reja e nxitur nga i dashuri i saj shqiptar, ka akuzuar të atin pasi ky i fundit, sipas mediave greke, ishte kundër lidhjes së të bijës me djalin shqiptar.

24-vjeçarja orkestroi akuzat, për të cilat ajo pretendonte se kishin ndodhur nga dhjetori 2020 deri më 17 shkurt 2021, ndaj babait të saj, sepse ai nuk ishte dakord me marrëdhënien e saj me një shqiptar 29-vjeçar. Babai ngriti një padi kundër partnerit 29-vjeçar të së bijës, duke pretenduar se i kishte dërguar atij material pornografik me fëmijën e tij si dhe mesazhe kërcënuese kundër tij.

Mësohet se 24-vjeçarja shkoi në polici dhe u ankua se babai i saj e mbajti të burgosur kundër dëshirës së saj në shtëpinë e familjes në Rodos, rreth fundit të shkurtit 2021 dhe sipas saj ndërsa ata ishin vetëm në shtëpi, i ati e ka detyruar duke ushtruar dhunë fizike dhe kundër vullnetit të saj të kryente marrëdhënie të plota seksuale me të.

Gjithashtu, ajo pretendonte se babai i saj e rrihte, sidomos pas lidhjes së saj me shqiptarin, të cilën ai nuk e miratonte dhe se po përpiqej me akte dhune ndaj saj ta pengonte të vazhdonte me të .

Në bisedat e regjistruara të tre të përfshirëve, e cila u transkriptua me urdhër të prokurorit, rezultoi se 29-vjeçari shqiptar i ka kërkuar partneres të ngrejë padi kundër babait të saj, me pretendimin se ai e përdhunoi dhe dhunoi fizikisht për të vërtetuar se e do atë.

24-vjeçarja u thirr sërish për të dëshmuar dhe më 3 mars 2023, ku deklaroi se nuk i kujtohej biseda telefonike, dhe nuk ka mohuar asgjë nga ato çfarë kishte deklaruar më herët. 24-vjeçarja nuk është ekzaminuar nga mjeku mjekësor, pasi nuk ka dashur dhe ka deklaruar përdhunimin e saj më 17 shtator 2021, ndërsa ka ndodhur, siç pretendonte ajo, në shkurt 2021./AlbEu.com/