Zelensky: Mund të marrim goditje të reja ruse, do të mbijetojmë

Ukraina ka marrë një breshëri sulmesh ruse që nga mesdita e së martës , me presidentin Volodymyr Zelensky duke paralajmëruar se është e mundur që vendi të marrë sulme të reja ruse, por ai thekson “ne do të mbijetojmë”.

Në veçanti, Zelensky tha se 85 raketa janë lëshuar kundër Ukrainës sot dhe 20 të tjera priten të godasin vendin.

“Shumica e tyre kishin për qëllim infrastrukturën energjetike. Është e qartë se çfarë dëshiron armiku, por ai nuk do të marrë atë që dëshiron”, tha Zelensky.

Për këtë arsye ai u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në strehimore: U bëj thirrje të gjithëve, të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë në strehimore. E di që këto sulme kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në shumë qytete të vendit tonë. ne jemi duke punuar. Ne do të rivendosim gjithçka. Ne do të mbijetojmë”, theksoi ai.


Shtuar 15.11.2022 19:12