Seancë në nder të viktimave të Holokaustit, Alibeaj: Në shqiptarët e njohim mirë këtë dhimbje

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj foli sot në Kuvend për Holokasutin e hebrenjve. Ai tha se shqiptarët i njohin mirë dhimbjet e dhunës dhe gjenocidit.

Ai kujtoi kampet në Spaç, Tepelenë dhe Maliq. Në fjalën e tij në seancën e posaçme në Kuvendin e Shqipërisë, Alibeaj tha se e di mirë cfarë sjell politika paranojake që gjen zgjidhjen tek asgjësimi.

Enkelejd Alibeaj:  E keqja, djallëzorja, ka qenë gjithnjë e pranishme në jetët njerëzore, në shoqëritë njerëzore, pa dallim vendi, populli apo kohe. Ajo është përpjekur të hyjë herë pas here aq thellë njeriut dhe shoqërisë sa të prekë indet më jetësore dhe ti zhysë njerëzit, shoqeritë, familjet, komunitetet e tëra në dhunë dhe errësirë, në dhimbje dhe vuajtje, në tmerre të cilat është vështirë edhe të përshkruhen. Holokausti, shoah, krimi përbindshëm ndaj popullit hebre është një nga këto të këqija të patregueshme, dëshmi e faktit se djallëzorja mund të arrijë në pika të pamendueshme.

Holokausti, ky krim lebetitës ndaj një populli të tërë, ky krim i llahatarshëm që nuk kurseu as fëmijë dhe as gra, as pleq dhe as të sëmurë është dëshmi e faktit se djallëzorja mund të marrë forma të tilla të pamendueshme. Kjo ideologji kriminale që propozon zhdukjen dhe shfarrosjen e një populli u rrit përballë indiferencës. Dëshmi se si një ideologji paranoike mund të prodhojë krime të tilla, duke cilësuar hebrenjtë si e keqja. U quajtën insekte e kështu me radhë. Holokausti dhimbje që nuk mbaron dhe ne shqiptarët e njohim mirë këtë dhimbje. E dimë çfarë do të thotë dhunë dhe gjenocid. Kampet tona në Spaç, Tepelenë apo Maliq. Plagë të tilla nuk mbyllen kurrë. Kurrëbmë mos ketë viktima të tilla.

Ndërkohe kryetari i grupit “Aleanca për ndryshim”, Fatmir Mediu tha se kjo ditë kujtimi për viktimat e Holokaustit duhet të jetë reflektim për të gjithë në mëyrë që të na bëjë më të vlefshëm e njerëzor.

Fatmir Mediu: Kush harron të kaluarën është i destinuar ta përsërisë. Holokausti ndosha është një ditë e largët, por shikojmë që herë pas here ato që u zhvilluan në atë kohë ngrenë kokë në qënie njerëzore dhe politike. Dita e Holokaustit duhet të na bëjë të kuptojmë ku na çoi çmenduria e regjimit nazist. Ne kemi një histroi që na bën krenarë me popullin hebre. Vlera shqiptare e besës duhet të na bëjë krenarë por edhe të përgjegjshëm. Sot njohim një nivel tjetër në marrëdhëniet mes qeverive. Le të jetë ky një moment reflektimi për të gjithë ne, për atë që është vlerë, për atë që është e mirë, për respektimin ejetës, pastaj si politikanë për të bashkëpunuar me njëri-tjetrin. Le të ngelet kjo ditë dhimbjeje një ditë reflektimi për të na bërë më të mirë, më të ndjeshëm, më njerëzorë.

Në 27 janar, në Ditën Ndërkombëtare Përkujtimore e Holokaustit shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 2005, përkujtohen viktimat e Holokaustit. Kjo datë përkon me çlirimin të kampit nazist të përqendrimit Auschëitz-Birkenau më 27 janar 1945.

 

Nga viti 1945 është bërë sinonim i përndjekjes sistematike të hebrenjve evropianë dhe vrasjeve të 6 milionë prej tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore, nga nazistët dhe aleatët e tyre, që nga viti 1933 deri 1945.

 

Roli i shqiptarëve ndaj përndjekjes së hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore është i njohur në të gjithë botën. Janë 3750 hebrenj të shpëtuar nga shqiptarë nga përndjekja naziste duke e bërë Shqipërinë të qëndrojë si ndriçim për të gjithë vendet e Evropës.

.albeu.com