VIDEO/ “Momenti” kap dy burra në një dhomë, policia i zë “pritë” te krevati

Policia e Krujës ka arrestuar dy persona gjatë mëngjesit të sotëm. Operacioni nisi për një person të shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë, por pas informacioneve u zbulua se ai strehohej na një miku i tij dhe kështu janë arrestuar të dy.

Vihet në pranga edhe 1 shtetas tjetër, pasi ka strehuar në banesën e tij, 32-vjeçarin në kërkim. 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Momenti”,  njofton policia. /albeu.com


Shtuar 23.08.2023 10:52