E RËNDË/ Gazetari sportiv ndërron jetë gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë – Holandë

Gazetari veteran i sportit Grant Wahl ka ndërruar jetë gjatë raportimit të ndeshjes Argjentinë-Holandë, që u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Katar.

BBC raporton se 48-vjeccari u rrëzuar papritur teksa po shikonte ndeshjen.

Deri më tani nuk është dhënë asnjë informacion zyrtar për shkakun e vdekjes së gazetarit fatkeq.

Muajin e kaluar, Wahl u arrestua autoritetet e Katarit pasi u përpoq të hynte në një stadium i veshur me një këmishë ylberi, në mbështetje të të drejtave të komunitetit LGBT.