NASA vazhdon të na mahnisë, zbulon imazhe të reja magjike që tregojnë sekretet e universit (FOTO LAJM)

Superteleskopi i NASA me imazhet e sjella nga hapësira ka mahnitur gjithë botën. Pas fotos ku tregohej pamja mahnitëse e galaktikës që më parë nuk arrihej dot, ashtu siç premtoi administrator I NASA, të tjera pamje janë publikuar.

Fotoja 1

Imazhi i dytë është një analizë e atmosferës së një planeti gjigant të quajtur WASP-96 b, dhe është analiza e parë e spektrit të atmosferës së një ekzoplaneti.

Kjo analizë vjen nga një planet gjigant gazi që ndodhet gati 1150 vite dritë nga Toka, i cili rrotullohet rreth yllit të tij çdo 3.4 ditë.

Ka rreth gjysmën e masës së Jupiterit dhe zbulimi i tij u njoftua në vitin 2014.

Ndërsa Unaza Jugore, ose mjegullnaja “8-Burst”, është një sferë gjigante në zgjerim gazi dhe pluhuri që është ndezur nga një yll që po vdes në qendër.

Fotoja 2 dhe 3

Ndërsa yjet plaken, ata ndryshojnë mënyrën se si prodhojnë energji dhe nxjerrin shtresat e tyre të jashtme.

Dhe më pas, kur ylli nxehet përsëri shumë, ai jep energji gjithë atë material që kishte hedhur poshtë më parë.

Unaza Jugore është gati gjysmë viti dritë në diametër dhe ndodhet rreth 2000 vite dritë nga Toka.

Kjo lloj strukture quhet “mjegullnajë planetare”, por në fakt nuk ka të bëjë fare me planetët.

Është një emërtim i gabuar që nga ditët e para të teleskopëve, kur ata nuk kishin asgjë si rezolucionin që kanë sot.

Fotoja 4

Rreth 290 milionë vite dritë larg, Kuintet i Stefanit ndodhet në yjësinë Pegasus.

Është i dukshëm për faktin se është grupi i parë kompakt i galaktikave i zbuluar ndonjëherë.

Katër nga pesë galaktikat brenda kuintetit janë të mbyllura në një valle kozmike të takimeve të përsëritura të afërta.

Ky imazh i teleskopit Ëebb nuk duket aq i ndryshëm nga versioni i teleskopit Hubble në shikim të parë, por ndjeshmëria e teleskopit të ri infra të kuqe do të nxjerrë veçori të ndryshme për astronomët për t’i studiuar.

Fotoja 5

Ky imazh mahnitës na tregon, për herë të parë, qindra yje që më parë ishin plotësisht të fshehur nga shikimi ynë.

Mjegullnaja Carina është një rajon i afërt “star-forming” brenda galaktikës sonë, Rruga e Qumështit.

“Shkëmbinjtë kozmikë” janë fotografuar më parë nga teleskopi i Hubble, por kjo pamje e re na jep një pamje të rrallë të yjeve në fazat e tyre më të hershme të formimit./albeu.com

 


Shtuar 12.07.2022 17:23