Zelensky: Beteja për Severodonetsk është e tmerrshme

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur për Severodonetsk, qytetin me rëndësi strategjike në lindje që forcat ruse janë afër pushtimit të plotë.

“Kostoja njerëzore e kësaj beteje është shumë e lartë për ne. Është thjesht e tmerrshme,” thotë Zelensky në Telegram në fjalimin e tij të përditshëm drejtuar popullit ukrainas.

Të tre urat që të çojnë në qytet janë shkatërruar, njoftoi guvernatori rajonal më herët këtë mbrëmje.

Trupat ukrainase që mbeten në qytet duhet të “dorëzohen ose të vdesin”, ka thënë një përfaqësues ushtarak i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut./albeu.com