Stresi: Nuk është faji im përse nuk besoj asnjë ditë, jo vetëm për 1 prill

Gjatë ditës së sotme (e premte) për 1 prill në Ditën e Gënjeshtrave të shumtë kanë qenë njerëzit që kanë lëshuar shaka për t’i bërë të tjerët të qeshin.

Derisa pak më parë artisti Alban Ramosaj tha se është caktuar për të qenë pjesë e filmit “House of Dragon”, reperi Arkimed Lushaj – Stresi erdhi me një deklaratë tjetër.

Ai ka publikuar një fotografi të vetes që duket të jetë e shkëputur nga një videoklip i tij, i maskuar e me një triko Nike.

“Nuk është faji im përse nuk besoj asnjë ditë jo vetëm për 1 prill”, ka thënë ai.

Kjo mbase duket se ka të bëjë me dikë, por që nuk ka zbuluar më shumë krahas shkrimit.

Tradita për Ditën e Gënjeshtrave thuhet se u përhap në Britani gjatë shekullit të 18-të. Madje, ishte bërë një ngjarje dyditore në Skoci.

Ndërkohë që ka aludime të shumta për mënyrën se si ka lindur dhe në cilat vende.


Shtuar 1.04.2022 18:32