Zbardhet ngjarja makabre në Korçë, 67 vjeçari u qëllua për vdekje në derë të shtëpisë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë mbrëmje në Korçë ku ka humbur jetën një person.

Një shtetas është vrarë në derën e shtëpise së tij, ku është therur me thikë dhe ka ndërruar jetë rrugës për spital.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa edhe Policia e Shtetit ka reaguar duke bërë të ditur se viktima është një 67-vjeçar banues në Korçë.

I moshuari ka ndërruar jetë pas mbërritjes në Spitalin Rajonal të Korçës pa mundur t’ju mbijetojë plagëve të marra.

Mësohet se viktima është qëlluar disa herë me thikë dhe për pasojë nuk ka mundur t’ju mbijetojë plagëve.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 minuta në lagjen nr. 7 të qytetit të Korçës.

“Më datë 23.04.2020, rreth orës 20:30, në lagjen nr. 7, në rrethana ende të paqarta është goditur me mjet prerës shtetasi P. T., rreth 67 vjeç, banues në Korçë, i cili pas mbërritjes në Spitalin e Korçës, ka ndërruar jetë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia. /albeu.com/


Shtuar 23.04.2020 19:43