U gjet i groposur në fushë, identifikohet pas 1 viti viktima në Greqi, trupi i përket një shqiptari të arratisur nga burgu

Është identifikuar kufoma e një personi i cili u gjet i groposur në shtator 2022 ne Mouriki, Viotia.

Sipas informacioneve të Vradini.gr, trupi që u gjet i varrosur i përket një të arratisuri shqiptar.

Siç rezultoi nga laboratorët e policisë, pas një ekzaminimi të ADN-së, bëhet fjalë për një të burgosur 46-vjeçar, i cili ishte arratisur pas një leje 6-ditore që kishte marrë nga burgjet e Patrës, në gusht të vitit 2011.

Sipas dokumenteve të policisë, viktima ishte dënuar me 15 vjet e dy muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë, për trafik droge.

Trupi i tij u gjet i varrosur në një fushë nga punëtorët që po instalonin një tubacion nëntokësor, një kilometër përpara fshatit Mouriki në Thebë.

Në rrobat e tij, policia e Sigurimit të Tebës gjeti një kartë identiteti të autoriteteve shqiptare, duke konstatuar se ai ishte i arratisuri nga burgjet e Patrës.

Autoritetet policore e gjetën vëllain e tij në Athinë dhe i morën material biologjik, i cili u përputh me atë të viktimës.

Sigurimi i Tebës vijon hetimet për identifikimin e autorëve që e varrosën në vendngjarje dhe nëse është apo jo vepër penale./Albeu.com.


Shtuar 9.03.2023 13:13