Njihuni me personin që po u mëson 300 milionë njerëzve një gjuhë të re

Një 41 vjeçar i quajtur Luis, emigroi nga Guatemala në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996, për të kryer një master në lëndën e matematikës.

Më pas ai studoi për shkenca kompjuterike në Universitetin e Pitsburg. Pasi mbaroi studimet, u bë pedagog i shkencave kompjuterike, i specializuar në llogaritjen bazike të njerëzve. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si njerëzit dhe kompjuterët mund të punojnë së bashku për të zgjidhur probleme të ndryshme.

Luis u bë milioner rreth të 30-ave, pasi shitit dy biznese të tij në Google. Teknologjia që i shiti gjigandit të kërkimit përdoret nga shumë prej nesh. Ai është themeluesi dhe zhvilluesi i aplikacionit Duolingo. Ky aplikacion është ndër më të preferuarit për të mësuar një gjuhë dhe përdoret nga 300 milion njerëz në të gjithë botën.

Në mënyrë modeste, Luis thotë se ai pati fat që mësoi anglishten në një moshë shumë të re. Frymëzimi pas Duolingo ishte që të krijonte një aplikacion falas për njerëzit në të gjithë botën për të mësuar gjuhë të ndryshme.

”Unë doja që njerëzit të kishin akses të njëjtë edukimi në të gjithë botën. Më pas u fokusova te gjuhët sepse teksa u rrita në Guatemala vura ve që çdo njeri donte të mësonte anglisht”, tha Luis për BBC.


Shtuar 1.02.2020 19:59