Shkelmon macen si top, West Ham pritet të marrë masa ndaj mbrojtësit francez(VIDEO)

 

Mbrojtësi i West Ham, Kurt Zouma ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shikohet teksa shkelmon fort macen e tij si të ishte një top futbolli.

Nuk mbaron vetëm kaq, me Zouma që vazhdon “torturat” ndaj maces se tij, ndërsa e gjuan edhe me këpucë.

Kjo video është filmuar nga vëllai i mbrojtësit, i cili dëgjohej duke qeshur kur lojtari i West Ham bënte një gjest të tillë nga maces.

Një video kjo që ka shkaktuar shumë zemërim te ndjekësit por edhe te skuadra angleze.

Klubi i Premier League e dënon këtë veprim të lojtarit dhe ka thënë se do të merret me këtë çështje privatisht. / h.ll/albeu.com

 


Shtuar 8.02.2022 09:43