Tirana në play-off të Europa League, ja kur e mësojnë bardheblutë kundërshtarin

Tirana ka një shans të artë të kualifikohet në grupet e Europa League. Bardheblutë do të merrnin pjesë në turin e tretë, por ata u kualifikuan direkt në fazën play-off, pasi goglat përcaktuan pikërisht bardheblutë dhe skuadrën bullgare të Ludogorets si ekipet që do të kualifikohen më tej.

Kështu, kryeqytetasit janë vetëm një ndeshje larg fazës të grupeve në Europa League.

Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Emanuel Egbo do ta mësojnë emrin e kundërshtarit të tyre në play-off në datën 18 shtator në orën 13:00 me shortin që do të hidhet në Nion të Zvicrës, ndërsa sfidën vendimtare me historinë do ta luajnë në datën 1 tetor.

Kështu, Tirana ka një muaj kohë për të përgatitur atë ndeshje vendimtare në mënyrën më të mirë, për të arritur formën optimale dhe gjithashtu për t’u përforcuar me elementët e duhur në merkato.

Tirana fitojnë edhe 280 mijë euro pa luajtur aspak dhe sigurojnë, edhe në rast humbje, 300 mijë të tjera në play-off. Pra, praktikisht thuajse 600 mijë euro të sigurta që sot!


Shtuar 31.08.2020 15:33