Rrëzohet nga motori, humb jetën 45-vjeçari në Lushnjë

Një 45-vjeçar në Lushnjë ka ndërruar jetë, pasi është rrëzuar nga motomjeti që drejtonte. Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekuilibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:25, në lagjen “Kadri Qystri” Lushnjë,  shtetasi P. K., 45 vjeç, duke drejtuar një motomjet, ka humbur ekuilibrin mbi motomjetin dhe për pasojë është rrëzuar dhe ka ndërruar jetë.

Paraprakisht dyshohet se shtetasi P. K. ha humbur ekulibrin mbi drejtimin e motomjetit  për shkak të një arresti kardiak.

Pritet akti i ekspertit mjeko-ligjor për përcaktimin e shkaqeve të humbjes së jetës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 1.12.2022 17:37