“Të dënuar nga Zoti”, Gent Zenelaj nuk mban më, përmbledh në dy fjalë hallet e shqiptarëve

Aktori Gentian Zenelaj ka zbuluar disa prej detajeve nga puna që ai prej vitesh bën si bashkëmoderator me gazetarin Saimir Kodra, në emisionin që dyshja drejton.

Në emisionin “FitStation” në News24, Zenelaj teksa fliste për shqetësime të ndryshme që kishte trajtuar me denoncimet e ardhura nga qytetarët, tha se shqiptarët janë një popull i dënuar për të pasur administratë të tmerrshme.

“Shqiptarët paskan qenë një popull që fatkeqësisht zoti e paska dënuar me një administratë të tmerrshme, me problematika të tmerrshme. Unë takoj shqiptarë që kanë 30 vjet që nuk marrin një pronë. Njerëz që nuk po shijojnë dot pronën jo për fëmijët e tyre por as për nipat. Ka njerëz që sorrollaten për një certifikatë me vite të tëra. Duhet të jemi të parët në botë për durim. Qenkemi një popull shumë i duruar”– u shpreh Gent Zenelaj.