Pioli flet pa “dorashka”: Nuk mund ta fitojmë Championsin kur ka ekipe që shpenzojnë 100 milionë euro për një lojtar

Milani mendon për sezonin e ri dhe sot kuqezinjtë kanë zbritur në fushën e blertë. Trajneri Stefano Pioli ka dalë para mediave dhe ka folur edhe në lidhje me garën në Europë.

“Eksperienca e vitit të kaluar në Champions League na ndihmoi dhe na mësoi shumë. Nuk na mungon shumë për të qenë konkurrues, por nuk mund të mendojmë se Milani do të fitoj Champions.

Mua  nuk më pëlqen të flas për buxhet, por klube si Liverpool dhe Manchester City shpenzojnë 100 milionë për një lojtar dhe kështu është e vështirë t’i konkurrosh.

Gjithsesi jam i sigurt që jemi rritur shumë. Ambicia jonë është të tregojmë një nivel të mirë në Europë. Të mendosh se mund të fitojmë Champions, është pak fantazi”, deklaroi Pioli. /h.ll/albeu.com


Shtuar 4.07.2022 22:50