Kërcënohet me jetë deputeti: Më kanë kanosur familjen, nuk është hera e parë!

Deputeti i pavarur ka deklaruar se është kërcënuar me jetë në rrjetet sociale pas disa aktiviteteve që ka zhvilluar.

Ai ka deklaruar se ka depozituar në polici një kallëzim për kërcënimet dhe sandazhet ndaj tij dhe familjes së tij.

Deklarata e deputetit Ligoraq Karamelo për mediat:

Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korcës për shpifje, kërcënime shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korcë,OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar gjithashtu dhe pas një emisioni në një nga tv shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.

Natyrisht që Korca nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korca ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkëjetesë këto janë sjellje të papranueshme që cënojnë jo vetëm bashkjetesën po prishin harmoninë që Korca ka.

Kërcënimet kanë qënë të ndryshme, shumica janë te panjohura,është detyrë e prokurorisë t’i zbulojë. Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube aty ku kam qënë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija. Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj. /albeu.com/

 

 


Shtuar 16.06.2021 15:38