Kaos në autobus, plas grushti mes pasagjerit dhe shoferit (VIDEO)

Një pasagjer dhe një shofer autobusi janë filmuar duke u zënë me njëri-tjetrin në Selanik.

Pasagjeri ka hyrë në autobus pa maskë dhe kur shoferi i ka kërkuar ta vendosë, ai i inatosur është ngritur, ka shkuar drejt shoferit dhe e ka goditur.

Pasagjeri madje edhe e kërcënoi pasagjerin.

Pjesa tjetër e pasagjerëve e panë situatën me frikë dhe shumë prej tyre vazhdimisht i kërkuan shoferit të hapte dyert në mënyrë që ata të mund të zbrisnin. Sipas dëshmive të tyre, pasagjeri është sjellë në mënyrë të çuditshme edhe para se të sulmonte shoferin.