Safet Bajri kallëzon kreun e Burgjeve, Agim Ismaili

Safet Bajri, anëtar i bandës së Bajrajve në Shkodër ka kallëzuar penalisht në SPAK drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Agim Ismaili.

Ky kallëzimin, mësohet se ka ardhur pas kërkesave të shumta që ka bërë më herët Safet Bajri per t’u transferuar nga burgu i Fierit ku
aktualisht është në atë të Reçit.

Kujtojmë se Bajri po vuan denimin në burgun e Fierit, i dënuar për llogari të Belgjikës. Bajri e ka kallëzuar drejtorin Ismaili për “Shpërdorim detyre”.

Sipas tij, qëndrimi i mëtejshëm në Burgun e Fierit i rrezikohet jeta nga persona te tjerë që vuajnë dënimin në këtë burg.


Shtuar 27.07.2020 12:22