Shpërthen Kristjan Asllani, gjen golin me Interin (VIDEO)

Kristjan Asllani është duke jetuar një ëndërr me fanellën e Interit. Talenti shqiptar ka gjetur sërish rrugën e rrjetës me skuadrën zikaltre, teksa shënoi golin e dytë në minutën e 59-të në miqësoren ndaj Monakos, duke barazuar përkohësisht shifrat në 2-2.

Shqiptarin e nisi titullar këtë duel miqësor, duke u rreshtuar në mesfushë së bashku me Galjardinin dhe Mkhitarjan. Edhe pse 20-vjeç dhe vetëm 3 ndeshje miqësore të luajtur momentalisht me Interit, Asllani është duke u sjellë si një lider i vërtetë, teksa ka marrë frenat e mesfushës së skuadrës së madhe italiane

Me një gjuajtje të kalibruar me të majtën brenda zonës, shqiptari nuk i dha asnjë shans portierit të Monakos, duke përshëndetur rrjetën. Një gol mjaft i bukur ky i Asllanit.