Nudo në skenë, ç’po ndodh tek ‘Hamami i grave’? Aktorja: E kisha me merak

Esela  Pysqyli, Adriana Tolka dhe  Ola Bejleri ishin sot në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi, ku treguan eksperiencën dhe emocionet e marra deri më tani nga shfaqja “Hamami i grave”, dhënë në disa teatro të vendit.

Esela gjatë performancës së rolit të saj kishte një moment delikat ku duhej të protestonte për mbylljen e hamamit, duke dalë toples. Ajo tha se në fillim e kishte me dyshim dhe merak sepse nuk e dinte se si do pritej nga publiku por dhe familjarët e saj.  “Unë e kam pas shumë merak këtë momentin se sigurisht askush nuk e paragjykon që ne jemi me rroba banjo se jemi në një hamam. Momenti delikat ka qenë monenti të dalë toples si shenjë proteste për të mbrojtur ahamamin dhe kam qenë shumë në dyshim deri në momentin që kam dalë në shfaqje”.

Ajo shtoi me tej se dhe familjarët e saj e kanë pritur shumë mirë, ne vecanti  e suprizur nga babai dhe vëllai i saj sepse e kishin mirepritur 100%.  Ermali e pyet Olën nëse momentet ku aktorët janë nudo nëse është element shumë i mirë PR për shfaqjen apo boomerang ndaj saj.

“Në rastin konkret  ne nuk na është kthyer në boomerang, prandaj i themi faleminderit publikut ku kemi qenë deri tani sepse me të vërtetë i ka ngacmuar me të vërtetë për më tepër për të ardhur për të parë  këtë lirinë, zhveshjen qoftë shpirtërore qofte fizike se jami në hamam”.

Ndërkohë, sa i takon zhurmës ku në shfaqje ka erotizën dhe aliuriqësi, Adriana theksoi: Mendoj se është një hipokrizi e njerëzve, tis a hap celularin sot të dalin pjesë trupore, që zakonisht në të kaluar janë mbuluar, tani nxirren si aseti më me vlerë në trupin e çdo femre, ndoshta dhe meshkujt”.

Nga ana tjetër Ola shtoi se shfaqja e vë theksin tek solidariteti dhe se nuk ka asnjë moment konflikti mes grave. Sipas saj ky solideritet mungon mes artistëve.

 


Shtuar 14.02.2022 18:11