Dua Lipa bën dedikimin e veçantë për babain e saj: Legjendë absolute

Në “Ditën e Baballarëve” nuk mund të mungonte urimi i Dua Lipës ndaj babait të saj.

Kjo festë u propozua për herë të parë nga Sonora Dodd në Washington në 1909 dhe në Shtetet e Bashkuara festohet çdo vit të dielën e tretë të qershorit.

E me atë rast këngëtarja me famë botërore ka publikuar në rrjetet sociale një foto të para shumë viteve kur ishte ende fëmijë, teksa Dukagjini e mban në krahë. “Gëzuar ditën e baballarëve legjendë absolute. Të dua!”- shkruan këngëtarja.

Postimi i Duas vjen mes rrëmujës dhe debateve të shumta që shkaktoi në Shqipëri e Kosovë transferimi i “Sunny Hill” nga Prishtina në Tiranë. I vetmi reagim i saj ka qenë ripostimi i lajmërimit të faqes zyrtare të “Sunny Hill” në Instagram ku shkruhej rreth ndryshimit të vendndodhjes./albeu.com


Shtuar 19.06.2022 17:50

Tags: