Ndërron jetë kreu i grupit famëkeq të Lazaratit

 Ka ndërruar jetë Gate Mahmutaj në  banësën e tij pasi ishte liruar nga burgu vetëm 1 javë më parë.

Gate Mahmutaj i arrestuar 7 vite më parë  si kreu i grupit të Lazararit, gjatë operacionit që policia e shtetit ndërmorri në vitin 2014 për asgjësimin e hashashit në këtë zonë ka ndërruar jetë në banesën e tij në Lazarat.

Ai ndodhej prej disa vitesh në burg , pasi u dënua me 12 vite burg pas arrestimit gjatë operacionit kundër kultivimit të kanabisit në Lazarat.

Gate Mahmutaj vuante nga një sëmundje e rëndë dhe vetëm një javë më parë ishte nxjerrë nga qelia duke u dërguar pranë familjes për të kaluar ditët e fundit. /albeu.com/

 


Shtuar 20.10.2021 11:56