“Kam vendosur që fëmijët t’i rris të lirë”, Orgesa Zaimi revoltohet me stereotipet e ndjekësve për djalin e saj (VIDEO)

Stereotipet kanë lindur para nesh, e duket se do të vdesin pas nesh. Kjo sepse shoqëria ka vendosur disa ‘standarde’ që nëse s’janë “siç duhet të ishin”, është problem.

Një shembull më i qartë: Djemtë duhet të jenë me flokë të shkurtër dhe vajzat me flokë të gjatë. Kur ndodh e kundërta, për shoqërinë është “problem”.

Rastin e fundit na e sjell këngëtarja Orgesa Zaimi, e cila ka marrë kohën e saj për t’i shpjeguar nëpërmjet një videoje të gjithëve pse djali i saj ka flokët e gjatë. Kjo pasi Orgesa ishte mërzitur për faktin që djalin ia quajnë “gocë” sepse ngatërrohen për shkak të flokëve.

Këngëtarja ka kërkuar që të ndalohet me këto stereotipe, sepse fëmijët kanë të drejtën e botës për të mbajtur look-un që pëlqejnë dhe gjatësinë e flokëve që duan.

“Përshëndejte të gjithëve. Ky story u dedikohet të gjithë atyre që më ngatërrojnë çunin për gocë vetëm se ia kam lënë flokët e gjata, ose më saktë Kroni ka vendosur vetë t’i lërë flokët e gjata. Është çun edhe pse ka flokë të gjata. Është ok edhe për një djalë që t’i ketë flokët e gjata. Unë kam vetëm hall se është vapë. Kaq. Mjaft me stereotipe, ndasi të tilla, unë kam vendosur që fëmijët t’i rris të lirë nga etiketimet “mos e bëj këtë se je gocë” “mos e bëj këtë se je çun” … lërini fëmijët rehat!”