Reshjet e fundit të shiut për këtë vit! Mësoni motin për ditën e sotme

Deri në mesin javës parashikohen reshje shiu të herëpashershme kryesisht në pjesën bregdetare.

Sot, e mërkurë, reshjet do të përfshijnë të gjithë vendin me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Në vijim do të mbizotërojnë orët me diell e vranësirat kalimtare.

Në zonat malore parashikohen ngrica në rrugë gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa në lugina prani e mjegullës e mjegullinës.

Kjo situatë do të jetë e pranishme edhe gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve. Temperaturat do të pësojnë luhatjet si në tabelën e mëposhtme.

Era do të fryjë nga juglindja e veriperëndimi mesatare ndërsa ditën e enjte e vrullshme në bregdet duke sjellë valëzim të forcës 4 dhe 5 ballë.

Ju urojmë një javë sa më të bukur.

Për më shumë lajme nga Moti klikoni këtu:


Shtuar 29.12.2021 07:16