Del Piero, mbrëmje me ngjyra “Ferrari” bashkë me gruan e tij (FOTO LAJM)

Sonia Amoruso, partnerja e përjetshme e simbolit të futbollit bardhezi dhe italian, nuk e fsheh pasionin për një simbol të makinave italiane.

Gruaja e Alessandro Del Piero është padyshim një admiruese e madhe e Cavallino-s dhe, së bashku me të shoqin, mori pjesë në një event të dedikuar për koleksionin e ri të “Ferrari” nga Rocco Iannone.

Eventi i Iannone u zhvillua në dyqanin e “Ferrari” në Los Angeles dhe Sonia përjetësoi gjithçka, duke postuar më pas foto të ndryshme në Instagram. Gruaja e ish-kapitenit dhe legjendës së Juventusit pozoi pranë një “Ferrari Dino 246” të ekspozuar.

Në postimet e saj, Sonia tregoi për ndjekësit e shumtë foto rituale, foto në grup, por edhe pjesët e çmuara të koleksionit të Iannone. Vetë u shfaq me këpucët e kuqe pranë “Ferrari”, rripi i mesit gjithashtu në të verdhë.

Kjo makinë njihet në “Formula 1” si “kokëkuqja”, ndaj edhe dekorimi i eventit ishte në ngjyrë të kuqe, që nga lulet deri te qirinjtë. Falë rrjeteve sociale dhe dëshmisë së saj, edhe ne ishim në gjendje të hidhnim një sy se çfarë mund të ofronte kjo ngjarje ekskluzive e “Maranello”. Faleminderit, Sonia!

 

 


Shtuar 19.11.2021 18:42