Ministrat e BE-së mbështesin planin për të reduktuar varësinë ekonomike nga Kina

Ministrat e Bashkimit Evropian mbështetën të premten planin për të reduktuar varësinë ekonomike të bllokut nga Kina, por tani do të duhet të kuptojnë se si ta bëjnë këtë realitet.

Kështu u shpreh Shefi i Politikës së Jashtme, Josep Borrell, shkruan Reuters.

Borrell tha se ministrat e Jashtëm i dhanë mbështetje të gjerë një plani për të rregulluar politikën ndaj Kinës për të vënë theksin më të madh në rolin e saj si një rival politik, duke vazhduar gjithashtu të shohin Pekinin si një partner për çështjet globale dhe një konkurrent ekonomik.

“Kolegët e mirëpritën propozimin që paraqitëm. Ata bien dakord mbi linjat bazë të këtij rikalibrimi të strategjisë sonë për Kinën,” u tha Borrell gazetarëve pas takimit të tyre në Stokholm.

“Kur një varësi është shumë e madhe, është një rrezik,” shtoi ai./Albeu.com/


Shtuar 13.05.2023 10:55