5 viktima dhe 28 raste të reja nga COVID-19 sot në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar 28 raste të reja me Cocid-19, sot, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Vendi po ashtu ka regjistruar 5 viktima sot, duke e çuar në 5.467 numrin e përgjithshëm të vdekjeve.

Po ashtu numri i pacientëve të shëruar nga COVID-19 ka arritur në 149.551, përfshirë 23 pacientë të cilët fituan betejën kundër koronavirusit brenda ditës së fundit./albeu.com


Shtuar 9.06.2021 17:23