Ansu Fati vendos të largohet nga Barcelona, disa ekipe në garë për talentin spanjoll

Disa javë më parë, Xavi ia bëri të qartë Ansu Fatit se gjëja më e mirë që mund të bënte ishte largimi nga Barcelona  dhe sulmuesi duket se ka reflektuar së fundi.

Ansu i ka dhënë urdhër njerëzve qe e menaxhojnë që t’i gjejnë një ekip të ri.

Në këto momente ka interesim të disa të mëdhenjve të Evropës dhe mundësia që ai të largohet në ditët e fundit të afatit kalimtar janë të mëdha.

Një nga klubet me të cilat ai është shoqëruar në orët e fundit është Atletico Madrid.

Ai ka ngjallur edhe interesimin e  klubeve angleze si Arsenali  dhe West Ham.

Në fund të listës është edhe Al Hilal, që po ashtu kanë shprehur interesim për të transferuar sulmuesin premtues.


Shtuar 17.08.2023 09:53