Pasi siguroi shërbimet e Ibrahimovic, Milani synon mbrojtësin e Atalantës

Pasi siguroi Ibrahimovicin për repartin e sulmit, Milani vazhdon punën për të përforcuar edhe repartin e mbrojtjes.

Duke konsideruar vështirësitë për të arritur te Rugani ose Demiral, drejtuesit kuqezinj ndryshojnë objektiv, duke hedhur sytë nga Simon Kjaer i Atalantës.

Boban, Maldini e Massara kanë nisur nga puna për të bindur drejtuesit e klubit nga Bergamo që të lënë të lirë danezin, i cili nuk ka arritur të përshtatet me skemat e trajnerit Gasperini.

Nga ana tjetër, zikaltrit kërkojnë Caldarën, i cili mund të jetë çelësi për të arritur te Kajer, por kuqezinjtë nuk dëshirojnë ta humbin 25-vjeçarin.

Për të mbyllur me sukses tratativën, klubet mund të ushtrojnë të drejtën e shkëmbimit të lojtarëve në huazim, por më parë duhet të bindet edhe Sevilla, që zotëron kartonin e danezit.


Shtuar 6.01.2020 10:49